Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë lidhet me njoftimin e Speciales për aktakuzat ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, raporton Gazeta Express.
Në një shkrim në Twitter, Rama ka thënë se ka ardhur në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas njoftimit të Speciales.
Rama thotë se kjo do të hyjë si njollë turpi e shekullit 21 në historinë botërore të drejtësisë.
????NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!
— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2020