Edi Rama thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare - Gazeta Express
string(62) "edi-rama-therret-ne-takim-kryetaret-e-komisioneve-parlamentare"

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2025 12:11

Edi Rama thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2025 12:11

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në ‘Vila 30’ kryetarët e komisioneve parlamentare së bashku me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj ka bërë me dije se në mbledhje ka marrë pjesë dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta ndërsa fokus i kësaj mbledhje ka qenë bashkërendimi i punëve parlamentare, dhe koordinimi i grupit të PS-së në Kuvend.

Partia Socialiste do të drejtojë 7 nga 11 komisionet e përhershme, ndërsa 4 të tjerat i janë dhënë opozitës.

Komisionet nën drejtimin e Partisë Socialiste

Milva Ekonomi – Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Ulsi Manja – Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Bledar Çuçi – Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Anila Denaj – Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Blendi Klosi – Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Igli Hasani – Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Fatmir Xhafaj – Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen   Institucionale