string(111) "edi-rama-takon-perfaqesuesen-e-tiktok-per-europen-do-ta-rihapim-shume-shpejt-por-vetem-me-garancite-e-nevojshme"

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2025 18:08

Edi Rama takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do ta rihapim shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2025 18:08

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Davos ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Gjatë vizitës së tij ai ka zhvilluar një takim me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Europë.

“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë.

Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkruan Rama.

aaaaa