Edi Rama takohet me Anthony Blinken në Bruksel, ja për çfarë u bisedua - Gazeta Express
string(69) "edi-rama-takohet-me-anthony-blinken-ne-bruksel-ja-per-cfare-u-bisedua"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2021 19:21

Edi Rama takohet me Anthony Blinken në Bruksel, ja për çfarë u bisedua

Lajme

Gazeta Express

13/06/2021 19:21

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot në Bruksel me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken.

Takimi është mbajtur në kryeqytetin e Belgjikës, ndërkohë që ky takim ka ndodhur pas zhvillimeve të mëdha sic është pranimi i Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbajtjes së manovrave ushtarake madhore Defender Europe 2021 dhe shpalljes ”non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga ana e SHBA-së.

Lexo Edhe:

Rama ka postuar një konferencën për medie në Facebook.

 “Me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në një takim shumë miqësor e të dobishëm, që u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Sekretari amerikan i Shtetit do të shoqërojë presidentin Bidenin edhe në samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në samitin SHBA-BE më 15 qershor. Ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë.