Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga vizita e tij në Vatikan, ku është pritur në takim nga Papa Leoni XIV. Përmes një videoje përmbledhëse të vizitës, Rama e ka cilësuar takimin si një nga momentet e veçanta, duke uruar për një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me disa çaste të bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, ka shkruar Rama, duke e shoqëruar postimin me pamje nga vizita në Selinë e Shenjtë.