Edi Rama propozon për Shefe të SHIK-ut zv.drejtoreshën e shkarkuar të AKI-së nga Kurti e Osmani - Gazeta Express
string(95) "edi-rama-propozon-per-shefe-te-shik-ut-zv-drejtoreshen-e-shkarkuar-te-aki-se-nga-kurti-e-osmani"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2023 15:34

Edi Rama propozon për Shefe të SHIK-ut zv.drejtoreshën e shkarkuar të AKI-së nga Kurti e Osmani

Lajme

Gazeta Express

17/03/2023 15:34

Kryeministri Edi Rama e ka propozuar Vlora Hysenin për Drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë. Ajo ishte zëvendëshefe e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e ka shkarkuar Kryeministri Albin Kurti.

Rama ka thënë se kredibiliteti që sipas tij, e ka Hyseni në komunitetin e inteligjencës e bën ata të jetë në krye.

Lexo Edhe:

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës, para dy vjetësh, nuk ishte bërë e ditur arsyeja e shkarkimit të Vlora Hysenit. Aty vetëm thuhet se zëvendësdrejtoresha e deritashme e AKI-së obligohet që ta bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar dhe t’i ruajë të gjitha informacionet që i ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas shkarkimit, Hyseni ishte bërë menjëherë këshilltare e Kryeministrit të Shqipërisë. /Express/