string(47) "edi-rama-prezanton-sot-programin-shqiperia-2030"

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2025 8:15

Edi Rama prezanton sot programin “Shqipëria 2030”

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2025 8:15

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë këtë të enjte, më 27 mars, programin e Partisë Socialiste për “Shqipërinë 2030”. Ky plan synon të paraqesë objektivat kryesore për zhvillimin e vendit në dekadën e ardhshme.

Nga Shkodra, ku zhvilloi disa takime, Rama u shpreh se programi i PS-së nuk është thjesht një premtim elektoral, por një plan i mirëpërcaktuar me strategji dhe projekte konkrete për sektorë të ndryshëm.

Lexo Edhe:

“Ndryshe nga të tjerët, ne nuk bëjmë thjesht programe elektorale, por kemi një plan të qartë për çdo fushë. Nuk premtojmë shifra boshe, por vijojmë të zbatojmë një program qeverisës të ndërtuar mbi strategji të mirëpërcaktuara,” deklaroi Rama.

Integrimi në BE mbetet prioritet i PS-së në këtë fushatë. Kryeministri theksoi se shqiptarët duhet të votojnë në unitet më 11 maj, duke besuar tek Partia Socialiste si e vetmja forcë politike që mund të sigurojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.