Edi Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar (LISTA E PLOTË) - Gazeta Express
string(57) "edi-rama-prezanton-kabinetin-e-ri-qeveritar-lista-e-plote"

Shqiperi

Gazeta Express

11/09/2025 13:52

Edi Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar (LISTA E PLOTË)

Shqiperi

Gazeta Express

11/09/2025 13:52

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka prezantuar kabinetin e tij të ri qeveritar për mandatin e katërt. Shtatë ministra nga kabineti i mëparshëm janë larguar, ndërsa janë emëruar shtatë emra të rinj që do të drejtojnë disa prej ministrive kryesore të vendit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është emërimi i Albana Koçiut, për herë të parë grua në krye të Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën.

Belinda Balluku mbetet në postin e zv/kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Elisa Spiropali emërohet ministre e Ministrisë së Jashtme, duke zëvendësuar Igli Hasanin. Po ashtu, Blendi Gonxhe do të drejtojë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, e cila është bashkuar në një ministri të vetme.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është emërimi i Evis Salaj si ministre e Shëndetësisë. Mirela Kumbaro largohet nga posti i ministres se Turizmit dhe Mjedisit, dhe kalon në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Sofjan Jaupaj, merr drejtimin e Ministrisë së Mjedisit.

Në një hap tjetër inovativ, për herë të parë në qeverinë Rama, do të jetë një ministër me Inteligjencë Artificiale. Diella, anëtarja e parë jo fizike, do të shërbejë për prokurimet publike.

Ulsi Manja lë postin e ministrit të Drejtësisë dhe emërohet Besfort Lamallari si pasues në këtë pozicion. Po ashtu, Pirro Vengu do të mbetet ministër i Mbrojtjes, ndërsa Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut, do të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

QEVERIA RAMA 4 

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj – Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)

Diella – Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)

Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)

Adea Pirdeni  – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)

Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin