Kandidati për kryeministër nga radhët e PS-së, Edi Rama ka ndarë një fotografi në rrjete sociale me njoftimin se ka pasur një telefonatë nga Haga.
Ai u shfaq në zyrën e tij derisa po fliste në telefon me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në Gjykatën Speciale.
Rama në statusin e tij në Facebook, thotë se ka pranuar telefonat e Thaçit, të cilin e quan vëlla.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë ❤️”
Në ekranin e kompjuterit shihet pjesë e një teksti patriotik, ku përmendet “Shqipëri e dashur, Shqipëria e shtrenjtë”.
Kjo pamje vjen në një moment kyç, kur PS-ja, nën drejtimin e Ramës, është në pritje të rezultateve preliminare të zgjedhjeve që u mbajtën dje në Shqipëri.