Edi Rama pranon se udhëtoi drejt Parisit edhe pse kufijtë janë të mbyllur: Unë jam kryeministër - Gazeta Express
string(94) "edi-rama-pranon-se-udhetoi-drejt-parisit-edhe-pse-kufijte-jane-te-mbyllur-une-jam-kryeminister"

Gazeta Express

04/06/2020 22:31

Edi Rama pranon se udhëtoi drejt Parisit edhe pse kufijtë janë të mbyllur: Unë jam kryeministër

Gazeta Express

04/06/2020 22:31

Gjatë emisionit “Opinion”, kryeministri Rama u pyet për një udhëtim të bërë pak ditë më parë në Paris.

I pyetur nga Blendi Fevziui si shkoi për shkak se kufijtë janë të mbyllur Rama u shpreh se ishte në një takim informal, por përfitoi nga fakti së është kryeministër dhe jo qytetar i thjeshtë.

Lexo Edhe:

“Kufijtë janë të mbyllur. Unë kam kaluar në mënyrë klandestine me avion. Unë shkova me avion. Si u ula unë kur isha klandestin?

Unë nuk jam qytetar normal. Jam kryeministër i Shqipërisë. Kam pasur një takim informal të rëndësishëm pune të premten dhe jam jam kthyer të shtunën.

Kam pasur takim me njerëz të Presidentit të Francës. Nuk thuhet se me kë sepse bëhet fjalë për një takim informal” – tha Rama.