Edi Rama për Pacollin: T’i bëjmë një statujë afër Skëndërbeut - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

05/12/2019 21:21

Edi Rama për Pacollin: T’i bëjmë një statujë afër Skëndërbeut

Ballina

Gazeta Express

05/12/2019 21:21

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Krujë dhe Thumanë, ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Gjatë kësaj vizite, Rama u shoqërua edhe nga zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ndërsa po diskutonin me banorët e prekur nga tërmeti për gjetjen e zgjidhjeve për strehimin e tyre, Pacolli tha se mund të ndërtojë një pallat brenda 3 muajsh.

Kurse kryeministri Rama iu përgjigj se, nëse e realizon, do t’i bëjë një statujë afër Skënderbeut.

Behgjet Pacolli: Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, unë besoj një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet.

Edi Rama: Po na vendos Behgjeti ca kushte. Po i bëjmë edhe një statujë afër Skënderbeut. Duhet të bëhet projekt, projekti-zbatimi.

Behgjet Pacolli: Po e bëjmë projektin.

Edi Rama: Çfarë rëndësie ka. Edhe tre muaj po të jetë, 6 muaj. Duhet të gjejmë sistemim më të mirë sesa ky këtu.