Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka kujtuar komandantin legjendar, Adem Jashari, në 70-vjetorin e lindjes së tij.
Ai tha se ai lindi në Ditën e Flamurit për t’u bërë vetë flamur i sakrificës.
“Sot kujtojmë 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkroi Rama.