Kryeministri Edi Rama, gjatë një bisede me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, ka reaguar ndaj kritikave se Partia Socialiste nuk ka një program.
Një qytetar i shkroi se PS nuk ka asnjë program për të ardhmen, ndërsa Rama u shpreh: “Ardjan, asnjë program nuk kemi, futja në BE nuk të duket program? Mendon se në BE futesh pa pasur program për çdo fushë? Përkundrazi! Më e bukura është që ju që thoni s’ka program, kur ne flasim për program, nuk e shihni dhe nuk e dëgjoni.”
Rama gjithashtu iu përgjigj një tjetër qytetari që pyeti për rimëkëmbjen e ekonomisë, e cila sipas tij po shkon “poshtë e më poshtë”. Kryeministri theksoi se qeveria është angazhuar për një program të qartë dhe afatgjatë për zhvillimin e vendit, duke përmendur përparimin në fusha të tilla si integrimi në Bashkimin Europian dhe rritjen e pagave.