Edi Rama nesër në Prishtinë, flet për "Rugovën dhe Perëndimin" në Konferencën e LDK'së - Gazeta Express
string(86) "edi-rama-neser-neprishtine-ne-konferencen-e-ldk-se-flet-per-temen-rugova-dhe-perendimi"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2024 21:37

Edi Rama nesër në Prishtinë, flet për “Rugovën dhe Perëndimin” në Konferencën e LDK’së

Lajme

Gazeta Express

09/06/2024 21:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë i pranishëm të hënën në konferencën ndërkombëtare ‘Rugova dhe Perëndimi’ të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për nder të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës, nga ora 11:00.

Siç thuhet në njoftimin e LDK-së kryeministri Rama, do të jetë pjesë e panelit të parë bashkë me ish kryeministrin e Italisë Massimo D’Alema, ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Jeffrey Hovenier dhe presidentin e Akademisë Papore për Jetë, Vincenzo Paglia.

Lexo Edhe:

Rama do të ketë fjalim në konferencën e LDK-së  ‘Rugova dhe Perëndimi’, mësime nga e kaluara, aspirata për të ardhmen.

Siç ka njoftuar LDK, paneli i parë i kësaj konference do të flasin për “trashëgiminë e Presidentit Rugova dhe përafrimin e Kosovës me vlerat perëndimore”, ndërsa konferenca “mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, sikurse dhe në nderim të aleatëve që patën rol thelbësor në orët e rënda të vendit”.