Edi Rama nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Blinken - Gazeta Express
string(61) "edi-rama-nenshkruan-nje-marreveshje-te-rendesishme-me-blinken"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2021 19:47

Edi Rama nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Blinken

Lajme

Gazeta Express

13/06/2021 19:47

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Bruksel nënshkruan marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G, partneritet ky mes të dyja vendeve. Marrëveshja u firmos mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, pas një takimi miqësor mes tyre që zhvilluan.

”Për mua dhe për ne në Shqipëri, është një moment shumë i rëndësishëm, sepse kemi marrë këtë nismë nga ana jonë, qysh prej disa vitesh, duke iu treguar edhe të tjerëve vendeve në rajon që të bëhen pjesë”, deklaroi Rama mes tjerash.

Lexo Edhe:

”Dhe të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi. E për ta vënë këtë korridor komunikimi të shërbimeve shumë kritike në duart e qytetarëve të Shqipërisë, duke mos lënë të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq. Është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush, e që të jetë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës përherë”.