Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të hënë ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS, në Pallatin e Brigadave.
Në takimin që pritet të zgjasë edhe ditën e nesërme fokusi është në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, votën e diasporës dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Takimi konsiderohet informal, pa praninë e mediave dhe fokusi do të jetë tek puna që është bërë deri më tani sa secila prej strukturave dhe zgjedhjet parlamentare.
Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...