Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka përgëzuar futbollistët e Kombëtares për paraqitjen e mbrëmshme përkundër humbjes nga Polonia me rezultat 0:1.
Djelmoshat e trajnerit Sylvinho e bënë një lojë mjaft të mirë, duke u tregua edhe të rrezikshëm kohë pas kohe.
Dhe, kjo paraqitje i jep shpresë kryeministrit shqiptar për një rrugëtim të mbarë të ekipit drejt kualifikimit në Euro 2024.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Edi Ramës. /Gazeta Express/