Edi Rama: Gati 6 reforma të mëdha për territorin, ujin, pastrimin dhe shëndetësinë - Gazeta Express
string(79) "edi-rama-gati-6-reforma-te-medha-per-territorin-ujin-pastrimin-dhe-shendetesine"

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 15:33

Edi Rama: Gati 6 reforma të mëdha për territorin, ujin, pastrimin dhe shëndetësinë

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 15:33

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria e Shqipërisë është duke hartuar gjashtë reforma të reja që do të prekin sektorët kryesorë, përfshirë territorin, ujin, pastrimin e mbetjeve, naftën, ilaçet dhe shëndetësinë.Rama theksoi se do të adresohen ndërhyrjet pa leje dhe ndërtimet e paligjshme, duke u angazhuar për një reformë ligjore të zhvillimit të territorit. Po ashtu, qeveria do të punojë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe shëndetësisë, si pjesë e objektivave për integrimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Edi Rama: Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.