Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një rikapitulim të aktiviteteve të tij për javën që lam pas. Rama në podcastin e tij dha detaje edhe për takimet me Osmanin e Kurtin, të cilat i cilësoi si “tejet pozitive”.
E për këto takime, siç tha ai, sebep u bë miku i tij, ish-ambasadoti Ahmet Shala, i cili e ftoi në promovimin e librit të tij Ramën në Prishtinë.
“Shumë e veçantë ka qenë vizita në Prishtinë, në vigjilje të festës kombëtare të pavarësisë së Kosovës pas bombës së prokurorëve të Hagës mbi Kosovën dhe poashtu pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës. Sebepi i kësaj vizite ishte ftesa e një miku të kahershëm dhe një burri fisnik nga Prishtina, profesor Ahmet Shala, në promovimin e librit të tij ‘Kur Heshtja Fle’t, një libër që duhet lexuar për të mësuar më shumë mbi procesin në Hagë..”, tha Rama në podcastin e tij, transmeton Gazeta Express.
“Takimet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti ishin tejet pozitive, qoftë nga këndvështrimi i harmonizimit të angazhimeve ndërkombëtare me Vjosën, qoftë nga këndvështrimi i rritjes së bashkëpunimeve kombëtare me Albinin”, tha tutje Rama, transmeton Gazeta Express.