Akademia Politike e Partisë Socialiste ka realizuar një videourim special me Inteligjencë Artificiale për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama.
“Partizanit të Inteligjencës Artificiale, me këtë videoklip nga Inteligjenca Artificiale, Akademia Politike e Partisë Socialiste në ditëlindjen e 61-të, i uron edhe 100 vjet kampion”, shkruhet në urim.
Videoja, e shpërndarë edhe nga vetë Rama, përmbledh disa nga momentet më të spikatura të tij, nga takimet me qytetarët deri tek ato me liderë ndërkombëtarë.