Edi Rama e mbrojti UÇK-në në Strasburg, e cila e ka mbrojtur me kallash Evropën dhe vlerat evropiane - Gazeta Express
string(99) "edi-rama-e-mbrojti-uck-ne-ne-strasburg-e-cila-e-ka-mbrojtur-me-kallash-evropen-dhe-vlerat-evropiane"

Edi Rama e mbrojti UÇK-në në Strasburg, e cila e ka mbrojtur me kallash Evropën dhe vlerat evropiane

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

13/10/2022 14:26

Shpikën gjithçka e deformuan shumë çka, vetëm që të mos e pranojnë atë që bëri Edi Rama në Këshillin e Evropës e që ishte e drejtë e mirë dhe e dobishme për të gjithë shqiptarët. Pse

Faton Abdullahu

Lexo Edhe:

Shpikën gjithçka e deformuan shumë çka, vetëm që të mos e pranojnë atë që bëri Edi Rama në Këshillin e Evropës e që ishte e drejtë e mirë dhe e dobishme për të gjithë shqiptarët. Pse ?

1) Nuk ju pëlqeu Edi Rama çfarë tha dhe si e tha në Këshillin e Evropës në Strasburg sepse ta lavdërosh sot Edi Ramën është sikur ta kritikosh Albin Kurti e Vjosa Osmanin. Prandaj, ndalohet të lavdërohet Edi Rama pavarësisht çka thotë e çka bën, qoftë edhe nëse bën diçka shumë të mirë për Kosovën siç bëri dje.

2) Të thuash se Edi Rama vetë nuk i ka punët kurrqysh në Shqipëri e tash po i shet mend evropianëve, pra nuk ka të drejtë morale ta bëj një gjë të tillë, po i bije se pa u bë Shqipëria krejt demokratike dhe krejt pa korrupsion ajo nuk ka të drejtë ta mbrojë kurrfarë kauze për Kosovën. Çfarë budallakie.

3) Ta akuzosh Edi Ramën se e bëri këtë për protagonizëm do të thotë se në asnjë variant nuk ke ndjeshmëri dhe nuk mendon se luftëtarët e drejtuesit e UÇK-së janë atje – pa të drejtë. Të njëjtit asnjëherë nuk po i thonë Kurtit se ke gënjyer sa je i madh në fushatë dhe e ke bërë për protagonizëm kur ka propaganduar bashkimin me Shqipërinë.

4) Të thuash se Shqipëria është vend i vogël dhe inferior për të folur me gjuhën e gjestikulimeve dhe ngjyrën e zërit siç e pati Edi Rama në KE – do të thotë të presim deri sa të zmadhohet Shqipëria. Apo ndryshe po i bije që vendeve të vogla nuk ua varë askush prandaj kot flasin. Çfarë logjike anti-evropiane dhe në thelb anti-liberal-demokratike.

5) Vjosa Osmani p.sh. nuk e lavdëron fjalimin e Edi Ramës sepse është kosovacentriste ekstremiste, e ka dëshmuar këtë pandalshëm. Presidenti i Kosovës duhet të matet me atë (kjo është edhe vlerë dhe përgjegjësi kushtetuese) sa është faktor unifikues në Kosovë por edhe sa është faktor unifikues me shqiptarët jashtë Kosovës. Ajo as që di të mendoj kështu. Dhe tjetra ekstra brengosëse, ajo thjeshtë e anashkalon pandalshëm luftën, vlerat e luftës, UÇK-në e sidomos të gjallët, heronj të kësaj lufte. Në anën tjetër, Kurti nuk e lavdëron fjalimin e Edi Ramës sepse e xhelozon për vdekje. Si rezultat i egos së tij populiste, ai nuk mund ta tejkalojë veten, për ta shtyrë përpara procesin e përafrimit me Shqipërinë e lëre më bashkimit, me të cilën kauzë ka fituar vota “haram”, sepse ka gënjyer qytetarët. Thjeshtë, ai inatin e ka më të madh se tolerancën vëllazërore dhe pragmatizmin në raport me Tiranën. Në këtë drejtim, Kurti gjithnjë e më shumë po i përngjan Vjosës duke u bërë kosovacentrist përjashtues e jo e kundërta.

6) Vjosa, Kurti dhe të tjerët si ata, nuk e lavdërojnë fjalimin e Edi Ramës sepse e kanë kuptuar se ashtu do t’ju zvetënohet kauza e tyre e vjetër e cila thotë se, Rama, Thaçi Vuçiqi, po “e ndajnë e po e shit-blejnë Kosovën”. Prandaj që kjo akuzë të jetë aktive e t’ju levërdisë atyre, asnjëherë Edi Rama nuk mund të jetë i mirë, as të ketë të drejtë, pavarësisht çka bën për Kosovën.

7) Kurti është ai që “filozofon e i di sendet, jo Edi Rama, në asnjë mënyrë”, kjo është qasja e armatës së populistëve që e mbajnë gjallë diktaturën populiste në Kosovë. Prandaj, në Evropë siç ishte rasti në Greqi, Kurti ju shiste mend evropianëve (për çështje që nuk kishin të bënin me diçka konkrete për Kosovën e diskriminuar) dhe për këtë duartrokitej në Prishtinë nga majtistët populistë.

8. Edi Rama dje e argumentoi se si mund të jesh evropian duke e kundërshtuar Evropën antievropiane bazuar në vlerat të mirëfillta evropiane.

9) Edi Rama tregoi dhe e dëshmoi se Evropa mund të jetë edhe antievropiane e ndikuar nga Rusia dhe të bëjë marrëzira, jo vetëm politike. Shembulli që më së miri e argumenton këtë është Gjykata Speciale. Ata të cilët e kundërshtojnë sot këtë krijesë e mbrojnë Evropën liberal demokratike.

10) Edi Rama, dje, tërhoqi vëmendjen e evropianëve për një veprim antievropian që e kanë bërë ata vetë kundër vlerave të UÇK-së e cila i ka mbrojtur këto vlera me kallash në dorë. Ju që po e kritikoni e nuk po e pranoni se dje, Edi Rama ishte evropiani më i madh i Evropës së vërtetë – ia marrshi të ligat!