Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kreu i bashkisë Berat Ervin Demo ishte prezentë në rrugën Berat-Ballaban aty ku po zhvillohen punime, rrugë kjo e cila lidh tre bashki Berat-Përmet-Tepelenë.
Gjatë takimit me banorë të zonës, Rama ka bërë ‘shembull’ një të ri në Berat teksa i ka treguar duart me kallo të një të moshuari.
Duke dashur t’i tërheqë vëmendjen për notat në shkollë, Rama i bën moral nxënësit dhe i thotë se “do e ndjekë këmba-këmbës”.
“Shihe dorën këtu, e sheh mirë dorën…Epo ty nuk të kërkohet të bësh duart me kallo, të kërkohet të futësh këtu në kokë farat që të korrësh pastaj edhe të jesh i zoti i vetes. Unë do të të ndjek ty këmba-këmbës. mbaje mend çfarë do të të them dhe nuk dua të më thuash më 7, çfarë 7, ti duhet të jesh në të gjitha shkëlqyer”, iu drejtua Rama të riut.