9 orë ka zgjatur mbledhja informale e qeverisë së Edi Ramës që është zhvilluar gjatë ditës së sotme në Dajt. Mbledhja e cila ka nisur në orën 10:00 të mëngjesit është mbyllur në orën 19:00.
Kjo mbledhje është zhvilluar një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku në fokus kanë qenë një analizë e deritanishme e punës së qeverisë.
Gjithashtu në këtë takim përveç ministrave të pranishëm ishin edhe kryetarja e kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, kryetari grupit parlamentar në PS, si dhe drejtorët e institucioneve në varësi të kryeministrit, ndërsa nuk ishin të pranishëm kryebashkiakët.
Mësohet se në këtë mbledhje pati një ndarje të pikave të diskutimit, duke nisur nga raportimi i ministrave të cilët folën në varësi të tematikave si integrimi, komunikimi, siguria dhe çështje sociale.
Gjithashtu në këtë takim u diskuta edhe për analizën e progresit si dhe ëprgatitjet e PS për sesionin e ri parlamentar i cili hap siparin ditën e hënë në orën 17:00.
Ndëkrohë një tjetër pikë diskutimi ishin edhe përgatitjet për zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ku kryeminsitri Rama synon mandatin e katërt qeverisës.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...