Edi Dvorani ka përfunduar garimin në garat e shigjetarisë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Shigjetari kosovar u ndal në fazën e 1/32 së finales – disiplina hark olimpik.
Ai u mposht nga slloveni, Habjan Malavashiq.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i uroi Dvoranit më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.