Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë “në zjarr” nga dyshimet për një afrim mes Anisës dhe Edit. Komentet e tyre të ndërsjella në Instagram kanë ngjallur shumë kureshtje, por duket se story-t e fundit i kanë hedhur benzinë zjarrit të thashethemeve.
Të dy kanë ndarë postime nga vendi i njëjtë, një arenë paintball-i në pyll gjatë natës, dhe ndjekësit e vëmendshëm kanë vënë re detajet.
Anisa ka postuar një foto ku duket me veshje ushtarake dhe ka shkruar: “E vogël po me sherr ”, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Edi ka shpërndarë një video nga i njëjti vend duke shkruar: “I madh po sherrin e vogël.”
Kjo “përgjigje” virtuale nuk ka kaluar pa u komentuar. Fansat janë më të bindur se kurrë se mes tyre ka diçka më shumë sesa thjesht miqësi.
Deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar lajmet. Megjithatë, “rastësitë” e njëpasnjëshme në postime po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë të besohet që nuk ka asgjë.
Koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt — rrjeti po e do këtë çift! /Prive By Liberta Spahiu/