Edi Basa vendos, Gjilani merr tri pikët ndaj Prishtinës - Gazeta Express
string(54) "edi-basa-vendos-gjilani-merr-tri-piket-ndaj-prishtines"

Sport

Gazeta Express

22/02/2026 15:12

Edi Basa vendos, Gjilani merr tri pikët ndaj Prishtinës

Sport

Gazeta Express

22/02/2026 15:12

SC Gjilani ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 në derbin e javës kundër FC Prishtina, duke siguruar tri pikë shumë të vlefshme në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 37-të. Edi Basa realizoi një gol të bukur nga distanca pas një depërtimi individual, duke vendosur rezultatin 1-0 që në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë pati raste nga të dyja anët, por rrjetat mbetën të paprekura dhe Gjilani administroi epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore, Gjilani mbetet në vendin e gjashtë me 30 pikë, ndërsa Prishtina bie në pozitën e tretë me 36 pikë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement