Mefail Shkodra është në arrati, pasi është i dyshuar për vrasjet e mesditës që ndodhën sot në Gjilan.
Ai del se ishte mjaft aktiv me pjesëmarrjen e tij në ngjarje të ndryshme ku ishin edhe politikanë. Ai ka fotografi deri me shumë prej tyre, deri te krerët më të lartë të shtetit.
Një fotografi e Mefail Shkodrës me Xhelal Sveçlën, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, po qarkullon gjithashtu në internet, pasi më heret ishte një ku i arratisuri sot shihej së bashku me kryeministrin në deyyrë, Albin Kurti dhe presidenten Vjos Osmani.