Edhe tre të infektuar me Koronavirus në Kosovë, 135 në total - Gazeta Express
string(59) "edhe-tre-te-infektuar-me-koronavirus-ne-kosove-135-ne-total"

Gazeta Express

04/04/2020 3:20

Edhe tre të infektuar me Koronavirus në Kosovë, 135 në total

Gazeta Express

04/04/2020 3:20

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka lajmëruar në orët e para të ditës së shtunë se kanë testuar edhe 138 mostra të marra nga rastet  hospitalizuara në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Ky ishte testimi i dytë i bërë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP dhe nga ky testim prej 93 mostrave të marra, tre pacient janë testuar pozitiv me SARS-CoV-2.

Lexo Edhe:

Të tri rastet pozitive janë nga Mitrovica e Veriut. /GazetaExpress/

Postimi i IKSHP

TRE RASTE ME COVID-19! TESTIMI 2

Sot më 04.04.2020 (01:30 pas mesnate), në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), janë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i  kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, prej 93 të testuarve, tre (3) prej të cilave janë pozitive në Mitrovicë të veriut.

Nga data 08.02.2020 deri më 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.743 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 135 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

TRE RASTE ME COVID-19! TESTIMI 2Sot më 04.04.2020 (01:30 pas mesnate), në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Vendredi 3 avril 2020