string(112) "edhe-tplackitshin-edhe-tpushkatojshin-dukagjin-gorani-thote-se-pushteti-testohet-tek-aftesia-e-ndarjes-se-parase"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 21:35

“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 21:35

Gazetari Dukagjin Gorani, ka thënë në “Pressing” të T7, se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë.

Në lidhje me rastin e ministrit Faton Peci, i cili është intervistuar nga Prokuroria Speciale të martën, Gorani tha se nuk ka ekspertizë në këtë fushë, por foli për narracionin e pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë.

Ai e bëri një analogji me partizanët, ku tha se pushteti i Vetëvendosjes edhe nuk po distancohet nga dyshimet për korrupsion, por edhe po sulmojnë.

Tutje, tha se pushtetet e kaluara heshtnin së paku kur publikoheshin skandale – diçka që VV nuk e bën.

“Në qeverisje të mëhershme kur është shpërfaqur ndonjë skandal në opinion publik, së paku pushteti ka hesht. Nëse s’ka qenë i kënaqur atë së paku nuk e ka shpërfaq publikisht e lëre më me shku me sulmu sistemin e drejtësisë. Pra, veç ka hesht, edhe shpesh herë është munduar me u distancu”.

“Këta përveç që nuk po tërhiqen dhe nuk po përmbahen, këta dhe po të sulmojnë. Në një anë po bëhet fjalë për shkelje, ti po i dëgjon këta duke të thënë përveç se kjo nuk është shkelje ti je edhe armik i vendit. Këta si partizanët edhe të kanë plaçkitë edhe të kanë pushkatu”, ka thënë Gorani. /Gazeta Express