Edhe Tetova e Gostivari do të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës - Gazeta Express
string(71) "edhe-tetova-e-gostivari-do-te-protestojne-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes"

Edhe Tetova e Gostivari do të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës

Gazeta Express

04/08/2020 13:31

Zgjerohet revolta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 7.4 për qind. Pas protestës në Tetovë, të paraparë të martën, protesta janë paralajmëruar edhe në Çair e Gostivar.

“Protesta mbahet me 06.08.2020 te parku i Çairit në ora 19h00! Kjo protestë nuk mbahet vetëm me datë 06.08.2020, por qëllimi është që protesta të vazhdon deri sa të korrim fitore, nuk ndalet protesta te parku i Çairit! Prandaj, ju informojmë se te parku i Çairit dhe Tetovë te sheshi Iliria fillojnë protestat deri sa të zmbrapsen oligarkët, të kuptojnë se ky shtet i përket sovranit, e sovrani jemi ne populli dhe ata nuk mund të sillen si ua kënda atyre për përfitime materiale vetëm për ata. Në koordinim me Tetovën, ne së shpejti do dalim me disa kërkesa momentale, por kërkesat do të shtohen dhe nëse nuk plotësohen atëherë do të ndodh populli le ta dinë oligarkët dhe ne nuk marrim asnjë përgjegjësi mbi vete”, njoftuan nga këshilli organizativ i protestës.

Lexo Edhe:

Protestë të martën ora 19 është paraparë edhe në Gostivar. Njësoj si në Tetovë edhe në Gostivar protesta do të mbahet para EVN-së./Lajmpress