Edhe të famshmit shqiptarë i bashkohen sfidës, nxjerrin nga arkivat fotot e fëmijërisë - Gazeta Express
string(85) "edhe-te-famshmit-shqiptare-i-bashkohen-sfides-nxjerrin-nga-arkivat-fotot-e-femijerise"

Edhe të famshmit shqiptarë i bashkohen sfidës, nxjerrin nga arkivat fotot e fëmijërisë

Gazeta Express

19/03/2020 18:20

Rrjeti është ‘vërshuar’ rme fotografi nga fëmijëria.

Gjatë kësaj kohe kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, është nisur një sfidë e re në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Lexo Edhe:

Sfida ka të bëjë me publikimin e imazheve nga fëmijëria, pra një person nominon dikë tjetër për të publikuar imazhe të tilla.

Këtë sfidë e kanë pranuar edhe këngëtarë, aktorë e moderatorë shqiptarë, të cilët nuk hezituan të publikojnë imazhe nga fëmijëria.

Ata kanë ndarë me ndjekësit fotografi të shumta nga fëmijëria, duke u bërë kështu nostalgjik për vitet e fëmijërisë.

Rona Nishliu, Lyrical Son, Kida, Dafina Zeqiri, Fatmir Spahiu, Adelina Tahiri, Tuna, Diona Fona, Mozzik; janë disa prej artistëve që u bënë pjesë e kësaj sfide.

Me anë të këtyre fotografive, fansat e tyre patën rastin të shohin se sa kanë ndryshuar gjatë këtyre viteve këta artistë.

Më poshtë mund të shihni se si dukeshin disa nga të famshmit shqiptarë gjatë fëmijërisë.