string(87) "edhe-sot-serbet-ne-gracanice-protestojne-ne-mbeshtetje-per-te-dyshuarin-per-krime-lufte"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2023 9:12

Edhe sot serbët në Graçanicë protestojnë në mbështetje për të dyshuarin për krime lufte

Lajme

Gazeta Express

23/06/2023 9:12

Sot në mesditë në Graçanicë do të mbahet protesta e tretë me radhë, siç pretendohet “për shkak të arrestimit të Dragisha Milenkoviqit nga Kishnica”, për të cilin dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj të burgosurve në qendrën e paraburgimit në Lipjan para luftës në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, qytetarët e Graçanicës dhe rrethinës së saj ofrojnë mbështetje për të gjithë serbët e veriut të Kosovës të cilët janë arrestuar për shkak të huliganizmit dhe sulmeve ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Gjykata në Prishtinë i ka caktuar Dragisha Millenkoviqit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ai u arrestua të mërkurën rreth orës 10:00 nga Policia e Kosovës Në shtëpinë e tij familjare në Kishnicë është bërë bastisje dhe me atë rast është gjetur një sasi e caktuar armësh