Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 70 vjeçarit të zhdukur nga Klina - Gazeta Express
string(77) "edhe-sot-po-vazhdojne-kerkimet-per-gjetjen-e-70-vjecarit-te-zhdukur-nga-klina"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 11:34

Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 70 vjeçarit të zhdukur nga Klina

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 11:34

Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka njoftuar se edhe sot po vazhdon operacioni kërkim- shpëtim për gjetjen e shtetasit Ismet Millaku.

70 vjecari është zhdukur që nga 2 shtatori.

SHKKSH thotë se ekipet janë në terren dhe po bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe komunitetin lokal.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se edhe sot po vazhdon operacioni kërkim-shpëtimi për gjetjen e shtetasit Ismet Millaku, 70 vjeç, nga fshati Ujmirë, i zhdukur që nga data 02.09.2025. Ekipet tona mbeten në terren dhe po bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe komunitetin lokal.”

Operacioni ka nisur të premten.