Sevilla
është ekipi i radhës evropian që është shprehur kundër pjesëmarrjes së saj në
Superligën Evropiane.
Real Madridi dhe Barcelona janë të vetmit klube “pro” për momentin për themelimin e kësaj lige, e cila s’do të kishte direktiva dhe do të ishte e shkëputur nga UEFA, shkruan “Gazeta Express”.
E
pas Atletico Madridit, Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut, Sevilla doli me
një njoftim se është kundër themelimit të kësaj lige, e cila, sipas saj, do t’i
turbullonte ujërat dhe s’do të ishte në dobi të familjes evropiane të
futbollit. /Gazeta Express/