Kampionati Mesdhetar i hendbollit në konkurrencën e femrave po mbahet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Ky turne ka filluar me 6 shkurt dhe do të përfundojë me 15 shkurt, shkruan “Gazeta Express”.
Gjatë ditës së diel do të zhvillohet finalja e madhe në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, aty ku janë kualifikuar kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Kroacisë.
Spanja ishte pjesë e grupit A, aty ku ishte edhe kombëtarja e Kosovës, derisa Kroacia i zhvilloi ndeshjet e saj në grupin B.
Në grup me Spanjën dhe Kosovëvn ishin edhe Rumania, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia.
Ndërkohë, Kroacia kishte punë me Maqedoninë e Veriut, Sllovakinë, Greqinë, Italinë dhe Slloveninë.
Çka ra më shumë në sy gjatë ditës së sotme, ishte një artikull në faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Spanjës.
Aty, nuk iu referuan asnjëherë si kombëtarja e Kosovës – sikur shteteve tjera – por vetëm si Federata e Hendbollit e Kosovës.
“Skuadra Kombëtare e Femrave e Spanjës në Hendboll ka siguruar me autoritet vendin e saj në finalen e Kampionatit Mesdhetar pas një faze grupore jashtëzakonisht të kërkuar. Lojtaret e Miguel Etxeberrias kryesuan Grupin A, duke mposhtur kundërshtarë të nivelit të lartë si Rumania dhe Mal i Zi (26-24 dhe 23-19) në dy ndeshjet kyçe të grupit, të cilat i përfunduan me sukses të lartë. Kjo brez, në përvojën e tyre të parë ndërkombëtare, po tregon një nivel lojë jashtëzakonisht të lartë, e cila konfirmohet edhe nga rekordi i tyre i papërlyer kundër Turqi, Bullgari dhe Federatës së Hendbollit të Kosovë”, shkruan faqja zyrtare e Federatës të Hendbollit të Spanjës.
Nesër, me fillim nga ora 18:30 luhet finalja Spanjë – Kroaci./GazetaExpress/