Selia blu nuk ka të ndaluar me kërkesat pas zgjedhjeve të 11 Majit. Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë ankimimin e radhës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
PD miraton kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për qarkun e Shkodrës dhe shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit, duke përshkruar një sërë problematikash që cenuan integritetin e procesit zgjedhor.
Në kërkesën drejtuar KQZ, PD shprehet se në pesë bashkitë e qarkut Shkodër, u raportua për një sistem të organizuar të patronazhistëve, që shoqëronin votuesit deri pranë qendrave të votimit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme mbi vullnetin e tyre.
Sipas PD-së, u raportuan probleme serioze lidhur me blerjen e votës dhe përdorimin e personave me precedent kriminalë. Me 43025 vota të grumbulluara PD fitoi në Shkodër pesë mandate, ndërsa PS me 40421 fitoi 4 mandate.