Edhe prestigjiozja angleze “The Sun” raporton për reagimin e Ragip Xhakës me Zana Avdiun në T7 - Gazeta Express
string(92) "edhe-prestigjiozja-angleze-the-sun-raporton-per-reagimin-e-ragip-xhakes-me-zana-avdiun-ne-t7"

Sport

Gazeta Express

06/12/2022 17:31

Edhe prestigjiozja angleze “The Sun” raporton për reagimin e Ragip Xhakës me Zana Avdiun në T7

Sport

Gazeta Express

06/12/2022 17:31

Mediumi i njohur nga Britania e Madhe, “The Sun” ka shkruar lidhur me “përplasjen” e babait të Granit Xhakës, Ragipit, me aktivisten Zana Avdiu.

Të dielën mbrëma, Ragipi u kyç në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7, aty ku në panel e ftuar ishte Zana, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Babai i Xhakës nxehet me gazetaren pasi ajo kritikoi gjestin e ‘turpshëm’ të yllit të Arsenalit në fitoren e Zvicrës në Kupën e Botës”, është titulli i “The Sun”.

Në fitoren 3:2 të Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”, Granit Xhaka në një moment iu kundërpërgjigj provokimeve nga ana e serbëve, duke e kapur me duar organin e tij gjenital.

Ky veprim nuk i pëlqeu aktivistes kosovare, e cila përmes një statusi në “Facebook”, e quajti veprimin e Xhakës si një “akt prej një rrugaçi”.

Më poshtë është shkrimi nga “The Sun”:

– Ajo shtoi në kanalin televiziv T7: “Çfarë thotë për shoqërinë tonë kur ne festojmë një gjest të tillë?”

Pjesa tjetër e panelit – të gjithë meshkuj – u përpoqën t’i mbyllnin gojën Avdiut duke pretenduar se ajo “nuk i kupton emocionet e një futbollisti” apo edhe vetë gjestin.

Por Avdiu u përgjigj: “Po jua shpjegoj: gjesti i Granit Xhakës simbolizon një sulm seksual”.

Megjithatë, gjërat u ndezën kur babai i Xhakës, Ragipi, iu bashkua emisionit në telefon.

Duke iu drejtuar Avdiut vetëm në vetën e tretë, Xhaka tha: “Nëse ajo e quan Granit Xhakën rrugaç, është turp i madh! Gruaja që ulet në këtë emision dhe nuk ka asnjë ide as nga sporti, as nga emocionet, as nga shqiptarët. Këta shajnë nënën, gruan dhe fëmijët e tij, bëjnë një sërë gjestesh, thërrasin “Vritni shqiptarët!”, “Kosova është Serbi!” dhe ajo e quan Granit një rrugaç. Familja Xhaka asnjëherë nuk është dorëzuar dhe nuk dorëzohet, gjesti i Granitit nuk ka qenë as politik dhe as seksist. Granit është Granit, nuk e ka bërë këtë gjest për të ofenduar askënd. Ju paralajmëroj sërish: të keni kujdes se çfarë shkruani për familjen Xhaka”.

Avdiu u përgjigj: “Çfarë ndodh tjetër?”

Xhaka ia ktheu: “Të them më vonë se çfarë do të ndodhë, do të duhet të përgjigjeni vetë në çdo aspekt. Por kur të vijë koha, tashmë do të jetë vonë, këtë ju garantoj me jetën time. Sepse ju nuk e njihni familjen Xhaka”.

Babai i Xhakës, i cili u shpërngul në Zvicër para se të lindnin djemtë, Graniti dhe Taulanti – gjithashtu mbrojti djalin e tij për fushatën dhe mbështetjen e grave shqiptare që u përdhunuan gjatë Luftës së Kosovës.

Ai shtoi: “Ai po rrezikon karrierën e tij dhe po i thotë botës se kush i përdhunoi nënat, motrat dhe fëmijët tanë shqiptarë – mbi 20,000 viktima”.

Më shumë rreth kësaj mund të ndiqni në videon e mëposhtme.

Kujtojmë se debati në fjalë, që nisi në emisionin sportiv në T7, tashmë ka marrë jehonë edhe në shumë vende tjera.

Lidhur me këtë së fundmi shkroi edhe mediumi më i madh nga Zvicra, “Blick”. /Gazeta Express/