Edhe pingpongistët e Kosovës eliminohen nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” - Gazeta Express
string(144) "edhe-pingpongistet-e-kosoves-eliminohet-nga-lojerat-mesdhetaredhe-pingpongistet-e-kosoves-eliminohen-nga-lojerat-mesdhetare-oran-2022e-oran-2022"

Edhe pingpongistët e Kosovës eliminohen nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Sport

Gazeta Express

28/06/2022 23:18

Edhe pingpongistët Fatih Karabaxhak dhe Kreshnik Mahmuti kanë përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Të dy garuan gjatë tërë ditës pasi ishin të ndarë në grupe – përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Karabaxhak ndodhej në grupin 6, të cilin e përbënin edhe francezi, Bastien Rembert, Federico Giardi i San Marinos dhe Niagol Stojakov i Italisë.

Mahmuti ishte në grupin 7 me grekun Ioanis Sgoropoulos, Marko Jevtoviq nga Serbia dhe Aboubaker Bourass i Tunizisë.

As Mahmuti e as Karabaxhak nuk arritën të kualifikohen për në fazën tjetër, pasi pësuan humbje në të tri përballjet.

Veçohet vetëm sfida e Karabaxhak me garuesin e San Marinos, ndaj të cilit fitoi dy sete kundrejt katër të kundërshtarit. /Gazeta Express/