“Edhe pa naj tender të madh mund të bësh punë të mëdha”, Ekrem Hyseni tregon prioritetet e tij për Komunën e Podujevës - Gazeta Express
string(115) "edhe-pa-naj-tender-te-madh-mund-te-besh-pune-te-medha-ekrem-hyseni-tregon-prioritetet-e-tij-per-komunen-e-podujeves"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 21:21

“Edhe pa naj tender të madh mund të bësh punë të mëdha”, Ekrem Hyseni tregon prioritetet e tij për Komunën e Podujevës

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 21:21

Kandidati i LDK’së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka treguar për prioritetet e tij për këtë komunë.

Ai në emisionin Pressing në T7 përmendi edhe testet për diabet, të cilët premton se do të bëhen nga një ekip, për qytetarët e kësaj komune. Këto teste thotë se do bëhen në dy mënyra, të rastësishme dhe me ftesa për ata që kanë histori familjare.

“Unë personalisht i blej 50 teste për testim të diabetit, përafërsisht 9 euro. Kaq është kostoja e 50 testeve. I merr ekipet i nxjerr në terren dhe bëjnë në mënyrë të rastësishme dhe pjesa tjetër është për ata që kanë histori familjare. Është e vështirë me u kuptu nga ata që nuk duan të bëjnë diçka që ka kosto të vogël dhe nuk ka nevojë investim të madh. Kjo ka me ndodh, dhe ka me qenë shembull në krejt Kosovën”.

Tutje, Hyseni thotë edhe pa tender të madh mund të bësh punë të mëdha.

“Nuk duhen teste të komplikume, por duhet menaxhim dhe organizim për me pas kontroll zbulimin e hershme të tri sëmundjeve, kancerin e gjirit, prostatës dhe qafës së mitrës. Kjo me kosto të vogël mundet me u bo. Jam shumë i sigurt që edhe Ministria e Shëndetësisë, ka mundësi që me marr si model me implementu se akoma nuk është standard në Kosovë”, tha ai.