Nora Gjakova është kualifikuar për në finale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare në gjysmëfinale mposhti turken, Hasret Bozkurt, shkruan Gazeta Express.
Gjakova garon në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo në çerekfinale fitoi me Ippon ndaj francezes, Priscilla Gneto.
Gjakova paraprakisht i fitoi me Ippon edhe dy përballjet tjera; ndaj polakes, Arleta Podolak, dhe gjermanes Seija Ballhaus.
Kësisoj, Nora Gjakova tashmë ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë në këtë Grand Slam.
Synimi i saj tani është që të stoliset me të artën. /Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...