Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve S.T., E.B., dhe B.P. për vrasje të rëndë në tentativë
Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se më datë 20.01.2025, rreth orës 16:54 minuta, rruga ” B.K “në Gjakovë tek K.C., me dashje dhe në bashkëveprim kanë tentuar ti privojnë nga jeta të dëmtuarit B.K., dhe I.K., që të dy nga Gjakova.
Siç njofton Prokuroria kjo është tentuar të bëhej atë mënyrë si shkak i një mosmarrëveshje të muajit Dhjetor 2024 në mes të dëmtuarit I.K., dhe të pandehurit S.T..
Prokuroria ka njoftuar se të pandehurit si shok të ngusht që janë, mirrën vesh që së bashku për rreth dy javë t’i përcjellin lëvizjet e të dëmtuarit I.K., po ashtu dhe ditën kritike vazhdojnë me përcjellje ndaj tij, të pajisur me armë pistoletë e llojit TT, dhe me të arritur tek vendi i cekur më lartë sapo vërejnë të dëmtuarit I.K së bashku me të dëmtuarin B.K., që futen në automjetin e tyre të llojit Audi A6.
Ata shkojnë në drejtim të tyre me tu afruar i pandehuri E.B., hap dritarën e pasme të automjetit dhe shtënë me armë disa herë në drejtim të tyre, i pandehuri S.T., drejton automjetin me një shpejtësi shumë të ngadalësuar, ndërsa i pandehuri B.P., me të telefon incizon rastin dhe po ashtu që të dy të pandehurit S.T., dhe B.P., për deri sa i pandehuri E.B., ishte duke shtënë me armë degjohen duke i thënë të pandehurit E.B., “edhe njo, edhe njo fryje”, të gjitha këto veprime të koordinuara mirë janë marr nga tre të pandehurit, mirëpo edhe pse automjeti nga të shtënat qëllohet disa herë fatmirësisht këto të shtëna nuk arrijnë të qëllojnë në trup të dëmtuarit.
Prokuroria Themelore njoton se me këto veprime të pandehurit S.T., E.B., dhe B.P., në bashkryerje kanë kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 e lidhur me nenin 31 dhe nenin 28 të KPRK-së.
Gjithashtu sipas aktakuzës të pandehurit S.T., E.B., dhe B.P., secili veç e veç kanë kryer veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.