string(48) "edhe-njehere-deri-heren-tjeter-ne-kino-lumbardhi"

Arte

Gazeta Express

19/05/2025 15:11

“Edhe njëherë deri herën tjetër” në Kino Lumbardhi

Arte

Gazeta Express

19/05/2025 15:11

Kino Lumbardhi do të mbyllet në fillim të muajit për shkak se do të hyjë në fazën e renovimit.

Njoftimi i plotë:

“Procesi i gjatë nëpër të cilin kemi kaluar për të siguruar një marrëveshje për mbylljen e ndërtesës së Kino Lumbardhit, e hapur në vitin 1952 e prej andej, ka përshkuar një mori të shndërrimeve dhe përdorimeve si kinema, hapësirë kulturore dhe vend për shoqërim, kulminohet me dakordësimin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për të zhvilluar punimet në ndërtesë.

Prej vitit 2015, pas përpjekjeve të mëdha të komunitetit kulturor e artistik në Kosovë, rajon dhe anembanë për të ndalur procesin e privatizimit dhe zhbërjes së kësaj ndërtese historike e ikonike në qytetin e Prizrenit, Fondacioni Lumbardhi ka operuar në hapësirë me synim të rijetësimit të traditës së të parit filma dhe të krijuarit momente të reja për kulturë dhe shoqërim.

Me rastin e mbylljes së ndërtesës fizike të kinemasë, Fondacioni Lumbardhi ka përgatitur një program 4 ditor, në datat 25, 28, 30 dhe 31 maj, për t’u takuar për herë të fundit në këtë hapësirë e cila do të ndryshojë prej muajit qershor.

Programi i javës përmbyllëse përfshin shfaqje të filmave, koncerte muzikore dhe takime me komunitetin për t’u përshëndetur me këtë hapësirë si e njohim si dhe për të dhënë një ogur të mirë për kapitujt e ardhshëm të saj”.

Programi:
25 maj shfaqje filmi – Beynelmilel (The International) me regji të Sırrı Süreyya Önder, Muharrem Gülmez – Kino Bahçe

28 maj shfaqje filmi – Una vida util (A useful life) me regji të Federico Veiroy – Kino Bahçe

30 maj koncert: Baba Zula dhe Gipsy Groove – Kino Bahçe

31 maj, ceremonia e mbylljes

19:00 – Shfaqje të filmave – Por primera vez (For the first time) me regji të Octavio Cortazar; Lampa cu caciula (The tube with a hat) me regji të Radu Jude; Prizrenski Motivi (Prizren Motifs) me regji të Živorad ‘Žika’ Mitrović.