Edhe një tubim në Ferizaj, në fshatin Bibaj - Gazeta Express
string(42) "edhe-nje-tubim-ne-ferizaj-ne-fshatin-bibaj"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 9:46

Edhe një tubim në Ferizaj, në fshatin Bibaj

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 9:46

Sonte në fshatin Bibaj, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, e nëndegët e fshatrave Sojevë, Fshati i Vjetër, Mirosalë e Bibaj patën tubim me bashkëqytetar.

Si edhe në secilin tubim tjetër edhe në këtë tubim pati simpatizantë e përkrahës të shumtë të cilët pa rezervë shprehën mbështetjen e tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e për kandidatët për deputet nga qyteti i Ferizajt.

Kryetari i degës, z. Visar Azemi në këtë tubim tha se tashmë po shihet kjartë përkrahja e madhe ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, e shpalli edhe fitoren nga ky tubim.

Edhe kandidatja për deputete, znj. Bahrije Hyseni ua rikujtoi të pranishmëve 99 arsyet e kandidaturës së saj, të cilat lidhen edhe me numrin e saj brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjithashtu ajo falenderoi të pranishmit për përkrahjen e madhe të dhënë sot e gjithmonë ndaj saj, ndaj LDK-së, e ndaj secilit kandidat të listës së LDK-së.

Gjithashtu ajo ftoi të pranishmit që më datën dhjetë shkurt të takohen në po të njëjtin vend për të festuar fitoren e madhe që po e pret Kosovën.

Të pranishëm kishte përkrahës të të gjitha moshave, për çka secili folës i falenderoi përzemërsisht të pranishmit.