Edhe një tentim për konstituimin e Kuvendit, kush do të jetë i propozuari i radhës i VV-së për kryeparlamentar? - Gazeta Express
string(110) "edhe-nje-tentim-per-konstituimin-e-kuvendit-kush-do-te-jete-i-propozuari-i-radhes-i-vv-se-per-kryeparlamentar1"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 6:58

Edhe një tentim për konstituimin e Kuvendit, kush do të jetë i propozuari i radhës i VV-së për kryeparlamentar?

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 6:58

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjën përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit

Deri me tani, asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Kryeparlamentarit nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave.

Vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për sot, më 26 gusht, në orën 11:00.

Në mbledhjen e së dielës, më 24 gusht, VV-ja propozoi tre kandidatë për këtë post: Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën.

Murati mori 55 vota, dy më pak se në seancën e parë ku kishte marrë 57. Po aq vota siguroi edhe Nagavci, ndërsa Basha arriti të marrë 57 vota, duke përfshirë edhe përkrahjen e deputetëve Bekë Berisha (AAK) dhe Arben Gashi (LDK). Deputetët e PDK-së abstenuan nga votimi.

Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur më 15 prill, por pas dhjetëra vazhdimeve deri më 26 korrik, deputetët kanë dështuar ta finalizojnë procesin me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Sipas aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar më 19 gusht, Kuvendi duhet të përmbyllë konstituimin brenda 30 ditësh.

Gjykata ka përcaktuar gjithashtu se votimi për kryeparlamentarin duhet të bëhet me votë të hapur dhe i njëjti kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.

Deputetët e pranishëm janë të obliguar të shprehin vullnetin e tyre përmes votës: pro, kundër ose abstenim.