Edhe një protestë e organizuar nga VMRO-DPMNE - Gazeta Express
string(45) "edhe-nje-proteste-e-organizuar-nga-vmro-dpmne"

Edhe një protestë e organizuar nga VMRO-DPMNE

Gazeta Express

17/09/2020 9:56

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sot sërish ka thirrur një protestë antiqeveritare, përcjell Gazeta Express.

Sipas njoftimit të kësaj partie, protesta do të filloj në ora 18:00 me makina duke vijuar nëpër bulevardet e kryeqytetit dhe më pas para Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Lexo Edhe:

Kjo parti kundërshton shtrenjtimin e energjisë elektrike si dhe politikat e gabuara fillestare siç thuhet të qeverisjes aktuale të kryeministrit Zoran Zaev.

“Mafia e Zoran Zaevit e rrënoi ekonominë në Maqedoni. Për shkak të paaftësisë së Qeverisë së udhëhequr nga LSDM mbi 40 mijë qytetarë kanë mbetur në rrugë”, reagon partia opozitare maqedonase.