string(92) "edhe-nje-perpjekje-tjeter-neser-kuvendi-leshon-njoftimin-per-vazhdimin-e-seances-konstituive"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 15:56

Përpjekja e VV’së për votim të fshehtë u dërgua sot në Gjykatë, Kuvendi njofton për seancën e nesërme

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 15:56

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar një njoftim për vazhdimin e seancës konstituive.

Nesër nga ora 10:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen në sallë në përpjekjen e 15’të me radhë për të konstituar legjislaturën e nëntë.

Ndërsa sot me iniciativën e AAK’së dhe mbështetjen e PDK’së dhe LDK’së në Gjykatën Kushtetuese u dërgua kërkesa për vlerësim të kushtetutshmërisë të vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzim të formimit të komisionit për votim fshehtë. Propozimi është hedhur në votim nga deputeti kryesues i seancës Avni Dehari.

Këto parti i kanë kërkuar Gjykatës që të vendos masë të përkohshme duke i pezulluar seancat me rend dite të imponuara nga kryesusi i VV’së Avni Dehari.