Edhe një paraqitje plot stil e Rita Orës - Gazeta Express
string(40) "edhe-nje-paraqitje-plot-stil-e-rita-ores"

Yjet

Gazeta Express

11/11/2021 23:42

Edhe një paraqitje plot stil e Rita Orës

Yjet

Gazeta Express

11/11/2021 23:42

Rita Ora ka bërë edhe një paraqitje plot stil. Kësaj radhe paparacët e kanë fotografuar atë gjersa ajo shkonte në restorantin Novikov, pas Mayfair të mërkurën

Kosovarja 30 vjeçare vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes kur ka evente të mëdha të modës.

Lexo Edhe:

Kështu ka ndodhur edhe gjatë të mërkurës ku ajo është fotografuar gjersa po shkonte në një restorant.

Ajo që ra në sy menjëherë ishte fustani i saj i jashtëzakonshëm, elegant, i hapur të dekolteja duke e bërë atë paksa ngacmuese për meshkujt.

Takat e Ritës ishin me ngjyrë vjollce të zbukuruara me detaje kristali. E në këtë gjë nuk mungonin as aksesorët, ku ajo kishte vënë një palë vathë me perla, derisa në duar kishte një sërë unazash diamanti.

Çanta ishte një element tjetër i Ritës, që ishte e vogël e punuar nga argjendi. Kujtojmë se më herët Rita bëri prezantimin e këpucëve nga marka “Canada Goose”. /GazetaExpress/