Edhe një klub tjetër i Bundesligës e shkarkon trajnerin - Gazeta Express
string(55) "edhe-nje-klub-tjeter-i-bundesliges-e-shkarkon-trajnerin"

Edhe një klub tjetër i Bundesligës e shkarkon trajnerin

Gazeta Express

28/09/2020 15:01

Mainzi e ka shkarkuar trajnerin Achim Beierlorzer vetëm 10 ditë pas fillimit të sezonit të ri në Bundesligë.

Shkarkimi i tij vjen në një javë në të cilën lojtarët e Mainzit nuk pranuan të stërviten, pasi sulmuesi Adam Szalai u pezullua dhe u urdhërua ta gjejë një klub të ri, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mediat gjermane thonë se Szalai kishte kërkuar që pagat e papaguara nga klubi – të cilat u ishin ndalur lojtarëve gjatë periudhës së hershme të pandemisë koronavirus – t’u paguheshin tani.

Klubi e mohoi këtë lajm, duke thënë se ai ishte pezulluar për arsye sportive.

Mainzi pastaj pësoi humbje të thellë 4:1 nga Stuttgarti të shtunën.

Beierlorzer e mori drejtimin e Mainzit në nëntor të vitit 2019. Tani, ai do të zëvendësohet nga ndihmës trajneri Jan-Mortiz Lichte.

Ai është trajneri i dytë që shkarkohet në këtë fillim sezon në Bundesligë, pas David Wagner, i cili u shkarkua nga Schalke të dielën. /Gazeta Express/