Edhe një kallëzim penal për Fatmir Deharin - Gazeta Express
string(42) "edhe-nje-kallezim-penal-per-fatmir-deharin"

Maqedoni

Gazeta Express

25/11/2025 19:22

Edhe një kallëzim penal për Fatmir Deharin

Maqedoni

Gazeta Express

25/11/2025 19:22

Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Kërçovës për “punë të pandërgjegjshme në shërbim.

”Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Sërbicë i Kërçovës, për dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”, sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Sipas akuzës, ai, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të autorizimeve ligjore të dhëna me Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe në kundërshtim me Ligjin për zjarrfikje.

“I denoncuari, që nga viti 2016, çdo vit ka lidhur kontrata pune me persona të caktuar në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve në Kërçovë. Pas skadimit të njëvjeçar të kontratave të tyre të punës, ai nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e nevojshme, ka dështuar të ndërpresë kontratat dhe ka lejuar që ata të mos pajisen me certifikatat e kërkuara të kualifikimit si zjarrfikës, të lëshuara nga organi shtetëror competent” thuhet në komunikatën e MPB-së.