Edhe një disfatë ligjore për Trumpin, këtë herë nga Gjykata në Pensilvani - Gazeta Express
string(72) "edhe-nje-disfate-ligjore-per-trumpin-kete-here-nga-gjykata-ne-pensilvani"

Edhe një disfatë ligjore për Trumpin, këtë herë nga Gjykata në Pensilvani

Gazeta Express

22/11/2020 12:18

Përpjekjet e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit kanë marrë edhe një goditje të shtunë. Një gjykatës federal e ka hedhur poshtë një padi gjyqësore të ngritur nga ekipi i fushatës së Trumpit, që kërkonte të shpallen të pavlefshme miliona vota me postë në shtetin e Pensilvanisë.

Pretendimet e Trumpit për parregullsi në votim ishin të pabaza, tha gjykatësi Matthew Brann, duke shtuar se fushata e Trumpit ishte munduar që t’i zhvlerësonte 7 milionë vota. Sipas tij, argumentet e dobëta dhe akuzat e pabaza nuk mund ta arsyetonin marrjen e një vendimi të tillë.

Lexo Edhe:

Vendimi i hap rrugën, certifikimit të fitores së demokratit Joe Biden me 80 mijë vota më shumë. Ky i fundit projektohet të mundë kreun e Shtëpisë së Bardhë me 306 vota elektorale kundër 232, ndërsa pragu i nevojshëm për të siguruar presidencën eshtë 270 vota elektorale.

Fushata e Trump ka humbur një sërë sfidash ligjore në përpjekjen për të përmbysur rezultatin në shtetet kyce, që konsiderohen si thelbësore për shpalljen e Biden, zyrtarisht fitues.

Pak republikanë i kanë kërkuar presidentit të pranojë humbjen, por pas vendimit të gjykatësit në Pensilvani, senatori republikan i këtij shteti, Pat Toomney tha se Trump kishte ezauruar të gjitha mundësitë ligjore, dhe se tani duhej të pranonte rezultatin. 

Avokati personal i Trump, Rudi Giuliani tha në një deklaratë se do të apelonte vendimin. Të shtunën ekipi i presidentit kërkoi një tjetër rinumërim në Georgia, një ditë pasi rinumërimi me dorë, konfirmoi fitoren e Biden në shtetin tradicionalisht të kuq.